Qytetarët, me rastin e aplikimit për letërnjoftim ose pasaportë, duhet të japin te zyrtarët e MPB-së, numrin e telefonit apo emaill- adresën për ta pranuar këtë njoftim.

Qytetarët do të njoftohen që dokument i tij/saj është gati dhe mund ta tërheqë në qendrën e aplikimit.


“Po ashtu qytetarët do të njoftohen nëse ka ndonjë problem teknik me të dhëna dhe duhet të lajmërohen në qendrën e aplikimit për dokumente për t’i kompletuar të dhënat e kërkuara. Me këtë shërbim për qytetarët e Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, është duke ngritë efikasitetin e punës në shërbim të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Telegrafi/