LAJMI I FUNDIT:

Tarzani jeton me tigra

Tarzani jeton me tigra

Ish aktori Steve Sipek luajti rolin e Taraznit në një film të viteve të 70-ta. Karriera e tij si aktor përfundoi shpejt, por trashëgoi dashurinë për macet e mëdha. Në shtëpinë e tij në Florida ai që 40 vite jeton së bashku me luanët, tigrat dhe leopardët.

Tigresha Beuty (Bukuria) është njëra ndër më të adhuruarat për të. Ai e mori atë kur ishte vetëm 18 ditësh. Që katër vjet jetojnë bashkë.

“Të prekësh fytyrën e tigrit është si të prekësh Zotin me dorë. Ndjenja është gati e ngjashme si me dashurinë ndaj një femre”, thotë Steve.

Kafshët flenë me pronarin e tij në shtrat, ndërsa për ta kujdesen familja e Stevet dhe vullnetarët. Ai është i bindur se ka një dhunti që e bën atë të mos e sulmojnë as bishat. /Telegrafi/