LAJMI I FUNDIT:

Taravari: Nuk ka problem për mbajtje të zgjedhjeve, mirëpo gjatë kësaj periudhe do të kemi ngjarje interesante

Taravari: Nuk ka problem për mbajtje të zgjedhjeve, mirëpo gjatë kësaj periudhe do të kemi ngjarje interesante

Arben Taravari nga VLEN ka komentuar sot sërish kërkesën e BDI-së për zgjedhje të parakohshme.

Ai tha se do të ketë ngjarje interesante dhe se duhet pritur nëse partitë politike do të kërkojnë zgjedhje pas Vitit të Ri.

“Në parim nuk ka asnjë lloj problemi për zgjedhje, por para 5 muaj kishim zgjedhje, zgjedhje kemi edhe vitin e ardhshëm, në vitin 2025, por janë zgjedhje lokale, në qoftë se kemi sot zgjedhje nuk ndryshon diçka bindshëm. Unë mendoj se do të ketë ngjarje interesante në këtë periudhë, kështu që t’ia lëmë kohës, të shohim partitë a do të kërkojnë përsëri pas Vitit të Ri”, shtoi Taravari.