Telegrafi

Tanket ukrainase shkatërrojnë mjetet motorike të rusëve në Bakhmut

Ushtria ukrainase ka arritur që brenda tre ditëve të fundit të çlirojë disa fshatra që ishin në kontrollin e forcave pushtuese ruse.

Madje sot ukrainasit kanë bërë të ditur se në ditët në vijim do të çlirojnë edhe disa tjera, për të cilat folën me siguri se do të jenë nën kontrollin e tyre deri në fund të javës, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq qyteti i Bakhmutit vazhdon të jetë pikë më e nxehtë e kësaj lufte, ku po vazhdojnë të zhvillohen beteja të ashpra.

Lexo po ashtu Brenda vijës së parë të frontit në Bakhmut

Në një video të realizuar nga ajri me dron, shfaqet momenti kur tanket ukrainase shkatërrojnë mjetet motorike të rusëve brenda disa blloqeve të ndërtesave kolektive, që kanë mbetur pothuajse rrënoja.

Nga goditja direkte, shihen mjetet sesi përfshihen nga flaka, kurse tanket ukrainase vazhdonin t’i godisnin me tërë forcën ushtarët e Vladimir Putinit. /Telegrafi/