LAJMI I FUNDIT:

Tani pothuajse çdo banor i ishullit Union është i pastrehë, erërat që frynin me shpejtësi prej 240 km/h shkatërruan gjithçka

Tani pothuajse çdo banor i ishullit Union është i pastrehë, erërat që frynin me shpejtësi prej 240 km/h shkatërruan gjithçka

Pasi i mbijetoi natës kur uragani Beryl përshkoi shtëpinë e saj idilike në ishullin Union, Katrina Coy u befasua nga shtrirja e shkatërrimit që shtrihej përpara saj.

Ajo tha se pothuajse çdo ndërtesë në ishull, që shtrihet pranë St Vincent dhe Grenadines, është bërë rrafsh me tokë ose dëmtuar rëndë, transmeton Telegrafi.

“Ishulli Union është në një gjendje të tmerrshme, pasi uragani Beryl kaloi. Me një fjalë tërë banorët e ishullit kanë mbetur të pastrehë”, tha Coy në një video-mesazh.


“Vështirë se ka ndonjë ndërtesë që ka mbetur e padëmtuar. Shtëpisë janë bërë rrafsh me tokë, rrugët janë bllokuara, kurse shtyllat elektrike kanë përfunduar nëpër rrugë”, shtoi ajo.

Me këtë pajtohet edhe peshkatari dhe guida turistike Sebastien Sailly.

“Gjithçka është humbur. Nuk kam ku të jetojë tani”, tha ai.

Është banor i ishullit që nga vitit 1985, i mbijetoi uraganit Ivan më 2004, por Berlyl thotë ai ishte në një nivel tjetër.

“Është sikur një tornado të ketë kaluar këndej. 90 për qind e ishullit është shkatërruar”, theksoi peshkatari Sailly.

Shoku dhe frika janë ende në mendjen e banorëve, e në veçanti të këtij peshkatari.

“Po strehoheshim me gruan dhe vajzën dhe të them të drejtën, nuk isha i sigurtë nëse do të mbijetojmë”, tha ai.

Kushërira e tij, Alizee, e cila menaxhon një hotel me familjen e saj, ka përshkruar përvojën e tmerrshme derisa Beryl po kalonte në qytetin e tyre.

Ajo tha se janë detyruar të vendosin mobiliet në dyer dhe dritare, me qëllim që t’i mbijetojnë erërave të forta.

“Presioni ishte aq i madh, sa që mund të ndjeje në veshë. E dëgjonim çatinë duke u ndarë në dysh dhe përplasej me objektet e tjera”, shtoi Alizee.

Uragani Berly goditi ishullin të hënë – ku erërat frynin me shpejtësi prej 240 kilometra në orë. Mijëra banorë kanë mbetur edhe pa energji elektrike dhe shumica prej tyre gjenden nëpër strehimore në St Vincent dhe Grenadines. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni - Trump reagon: Menjëherë ktheni paret

Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni - Trump reagon: Menjëherë ktheni paret

Amerika
Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Botë
Ministri gjerman i mbrojtjes kritikon SHBA-në “për lëshimet ndaj Rusisë”

Ministri gjerman i mbrojtjes kritikon SHBA-në “për lëshimet ndaj Rusisë”

Botë
Trump për takimin e parë me Putinin: Me siguri do të takohemi në Arabinë Saudite

Trump për takimin e parë me Putinin: Me siguri do të takohemi në Arabinë Saudite

Evropa
Dy dronë rusë u rrëzuan në Moldavi pasi shkelën hapësirën e saj ajrore - mediat sjellin detajet

Dy dronë rusë u rrëzuan në Moldavi pasi shkelën hapësirën e saj ajrore - mediat sjellin detajet

Botë
NATO teston aftësinë e saj

NATO teston aftësinë e saj "për t'u vendosur me shpejtësi në të gjithë Evropën Lindore" - pa ndihmën e SHBA-së

Botë
Kalo në kategori