LAJMI I FUNDIT:

Talebanët pushtojnë vilën e gjeneralit, aleat të SHBA-së – publikohen pamjet e luksit që mbizotëronte aty

Talebanët pushtojnë vilën e gjeneralit, aleat të SHBA-së – publikohen pamjet e luksit që mbizotëronte aty

Sipas një raporti, luftëtarët talebanë me armë u panë në një dhomë luksi në pallatin e pasur të një kryekomandanti të Afganistanit, pasi pushtuan Mazar-i-Sharif, një nga qytetet e fundit kyç të vendit që ra nën kontroll të kryengritësve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, skena surreale e kryengritësve duke pushuar në mobilje të veshura me ar dhe duke admiruar pronat në shtëpinë e zbukuruar të udhëheqësit ushtarak Abdul Rashid Dostum – një aleat amerikan – u kap në pamjet që qarkulluan në mediat sociale të shtunën, sipas kanalit të lajmeve me bazë në Arabinë Saudite, Al Arabiya.

Dostum, një ish-nënkryetar afgan, është një nga dy të fuqishmit famëkeq në rajon që ikën të shtunën përtej kufirit në Uzbekistan mes dhunës së talebanëve.


Udhëheqësi 67-vjeçar i milicisë dhe grupi i tij, ish-guvernatori Atta Mohammad Noor, janë ndër armiqtë më të mëdhenj të talebanëve dhe kanë qenë lojtarët kryesorë në Afganistan që nga vitet 1980.

Të dy ishin zotuar të mbronin Mazar-i-Sharif, qytetin e katërt më të madh të vendit, së bashku me forcat afgane të sigurisë.

Rënia e qytetit i dha talebanëve kontrollin mbi të gjithë Afganistanin verior.

Sipas raportit, Noor kishte komanduar forcat e milicisë kur qyteti u pushtua.

Ai tha në Twitter se ai dhe Dostum ishin të sigurt, ndërsa fajësuan një “komplot” për rënien e veriut nga talebanët.

Ndryshe, të dielën, talebanët pushtuan Jalalabadin, qytetin e parafundit të madh, ndërkohë që është raportuar se një gjë e tillë është duke ndodhur edhe në kryeqytet, Kabulin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është

Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për ta dëmtuar SHBA-në"

Botë
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Evropa
E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Botë
Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Bosnja
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Kalo në kategori