LAJMI I FUNDIT:

Taksitë në Gjermani janë ngjyrë bezhë: A e dini pse?

Taksitë në Gjermani janë ngjyrë bezhë: A e dini pse?

Taksitë gjermane janë ngjyrë bezhë – por jo gjithmonë.

Fillimisht, taksitë në Gjermani ishin me ngjyrë të zezë, por kjo mori fund në vitin 1971.

Taksitë në shumë vende janë të verdha, disa të kuqe apo edhe të kaltra të lehta, ndërsa në vende të tjera nuk ka fare rregullore.


Kjo u urdhërua nga ministri i atëhershëm Federal i Transportit, Georg Leber, dhe ngjyra e re do të ishte “fildishi i lehtë”. Pas një periudhe tranzicioni pesë-vjeçar, të gjitha taksitë e zeza supozohej të zhdukeshin nga rrugët gjermane, gjë që u bë.

Cilat janë arsyet e këtij vendimi?

Papastërtitë e lehta dhe njollat e vogla nuk bien në sy në ngjyrën bezhë se sa në të zezë, taksia duket më e rregullt dhe vite para instalimit të ajrit të kondicionuar në vetura, taksitë e zeza ishin mjaft të nxehta.

Megjithatë, më e rëndësishmja, kjo ngjyrë, ndryshe nga e zeza, deri atëherë nuk ishte përdorur për veturat e pasagjerëve.

Sido që të jetë, duket se një nga shqetësimet e mëdha të Leberit është zgjidhur, sepse ai ia doli të rriste sigurinë rrugore me taksi ngjyrë bezhë. /Telegrafi/