LAJMI I FUNDIT:

Takimi Osmani-Vllahovski: E vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të Sllovakisë për integrimin e RMV-së në BE

Takimi Osmani-Vllahovski: E vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të Sllovakisë për integrimin e RMV-së në BE

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot kishte takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovakisë, Mirosllav Vllahovski në kuadër të “GlobSec” në Bratisllavë, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Në deklaratën e MPJ-së thonë duke e uruar Vllahovskin për emërimin e tij si Ministër i Punëve të Jashtme, Osmani shprehu besimin se në periudhën e ardhshme të dyja vendet do të avokojnë për dinamikë të përshpejtuar në procesin e zgjerimit të BE-së, veçanërisht në kontekstin aktual kur arkitektura e sigurisë në Evropë përballet me një sfidë të madhe. sfidë.

“E vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të Sllovakisë për integrimin tonë evropian. Njëherit, besojmë se Sllovakia do ta përkrahë konceptin e integrimit të përshpejtuar dhe do ta përkrahë procesin në mënyrë që të bëhet më kredibil, ndërsa që qytetarët tanë t’i ndjejnë më shpejt hapat e përkohshëm afatshkurtër”, theksoi Osmani.


Nga atje shtojnë se Osmani iu referua edhe aktualitetit në lidhje me kryesimin e OSBE-së përmes prizmit të prioriteteve të përcaktuara, në të cilat Ukraina mbetet prioriteti ynë kryesor dhe çështje kyçe e sigurisë në kuadër të OSBE-së 2023./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori