LAJMI I FUNDIT:

Takimi i liderëve, Mickoski cakton kushtet

Takimi i liderëve, Mickoski cakton kushtet

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski këmbëngul në takim kokë më kokë më kryeministrin Dimitar Kovaçevski, pa përfshi ekipet dhe liderët e tjerë. Kreu i opozitës maqedonase këmbëngul që në takim të bisedohet për hapat që duhet ndërmerren pas dështimit të ndryshimeve kushtetuese. Në emisionin “360 gradë”, Mickoski u shpreh i bindur se shumica nuk ka numrat për ndryshimet kushtetuese dhe për këtë arsye duhet biseduar se çfarë tutje.

“Mirë është të ketë takim liderësh nga i cili do të kemi ndonjë rezultat. Në atë takim kemi dy opsioni të mundshme: njëra është ajo të cilën e mbron Qeveria dhe flas për hyrjen në periudhë kritike të shtetit pasi ata fillojnë procesin e ndryshimeve kushtetuese. Njëra nga mundësitë është që i proces të ketë sukses, por neve themi se nuk do të ketë dhe sipas numrave nuk do të ketë sukses. Opsioni i dytë është që procesi të mos ketë sukses. Si njerëz serioz duhet të sjellim përfundime për dy opsionet”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i OBRM-PDUKM-së.

Nga LSDM-ja thonë se Mickoski ndodhet pranë dy zgjidhjeve: të mbështesë integrimin në BE ose të vazhdojë rrugën e izolimit të trasuar nga paraardhësi i tij Nikolla Gruevski.


“Ka dy zgjidhje; integrim në BE ose izolim. Nuk ka opsion tjetër apo shans tjetër që të arrijmë marrëveshje më të mira se këto. Qytetarët e din si dukej izolimi nga viti 2006 deri në vitin 2016, shtet i kapur, pa perspektivë dhe regjim. Mickoski është para vendimit: ta mbështesë të ardhmen e Maqedonisë në BE ose t’i ndjek hapat e paraardhësit të tij Nikolla Gruevski”, u shpreh Darko Kaevski, Zëdhënës i LSDM-së.

Lidhur më kërkesat e partive shqiptare, përjashtim BDI-në, derisa OBRM-PDUKM-ja nuk merr pjesë në proces, LSDM-ja vlerëson se tani nuk është koha të bisedohet për heqjen e 20% nga Kushtetuta. Ditë më parë, kreu i ASH-së, Arben Taravari tha se do të bëhet çmos që ky përcaktim mbi gjuhën shqipe të abrogohet, ndërsa Lëvizja Besa, Alternativa dhe deputetët nga fraksioni i BDI-së kanë deklaruar se nuk mbështesin ndryshimin e aktit më të lartë juridik në vend, nëse nuk përfshihet edhe heqja e 20% që i referohet shqipes në cilësinë e gjuhës zyrtare./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Politikë
Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Lajme
Kalo në kategori