Bendi i djelmoshave pati sukses tё madh nё Britani deri nё vitin 1996 kur u nda nga Robbie Williams, i cili ndoqi karrierë si solist.

Por, dhjetё vite mё vonё, anëtarёt Gary Barlow, Jason Orange, Mark Owen dhe Howard Donald kanё riformuar grupin duke shitur tё gjitha biletat e turneut dhe duke lëshuar edhe albume tё reja.

Por kjo ka ndodhur pas njё dehje tё rёndё, gjatё xhirimeve tё dokumentarit “Take That: On The Record”.

“Ne u bashkuam pёr tё bёrё dokumentarin dhe pёr tё biseduar se çfarë kishte ndodhur dhe ku ishim tash. Dhe njё natё, unё Gary dhe Howard dolëm pёr tё pirё dhe çuam disa gota dhe thamë, ‘Ne mund ta bёjmё’! Ishte Smirnoff arsyeja”, ka zbuluar Owen.