LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Shtrirja e gjyqësorit në veri po ndodhë

Tahiri: Shtrirja e gjyqësorit në veri po ndodhë

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka përsëritur se me zbatimin e marrëveshjes së Brukselit për Drejtësi, është bërë e mundur shtrirja e pushtetit të gjyqësorit në katër komunat e Kosovës dhe tentativa e disa partive politike për të devijuar diskursin e kësaj ngjarjeje, përveç se është politike, përbën një politikë të dëmshme për vendin dhe një mesazh të keq për të gjithë qytetarët tanë.

Sipas tij, zbatimi i kësaj marrëveshje, është një e arritur jashtëzakonisht e rëndësishme për Republikën e Kosovës, për sundimin e ligjit dhe shtrirjen e sovranitetit të vendit përmes çrrënjosjes së strukturave paralele në pjesën veriore të vendit.

“Thelbi i demokracisë qëndron në ballafaqimin e argumenteve politike mbi organizimin e shoqërisë dhe qeverisjen e saj. Pavarësisht faktit të të qenurit në pushtet apo opozitë, argumentimi dhe debati mbi atë që është e mundshme të arrihet kundrejt asaj që arrihet në të vërtetë e zhvillon demokracinë e një vendi dhe vetë forcat politike të tij. Megjithatë, kur bëhet fjalë për çështje që tejkalojnë interesa individuale dhe politike, pra kur është fjala për atë që është interes i përgjithshëm shtetëror, ka kritere mbi të cilat nuk është e denjë të kalohet”, ka thënë Tahiri.


“E kam thënë dhe e përsëris fuqishëm se zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit për Drejtësi, që bëri të mundur shtrirjen e pushtetit të gjyqësorit në katër komunat e Kosovës, është një e arritur jashtëzakonisht e rëndësishme për Republikën e Kosovës, për sundimin e ligjit dhe shtrirjen e sovranitetit të vendit përmes çrrënjosjes së strukturave para lele në pjesën veriore të vendit. Përkundër vonesës, secili që sot është pjesë e kësaj të arriture duhet të ndihet krenar dhe se s’ka asnjë çështje të natyrës teknike apo të çfarëdo natyre tjetër që mund të mohojë faktin se, sot, Republika e Kosovës ushtron një sistem unik të drejtësisë dhe se qytetarët e saj në mbarë territorin e vendit ballafaqohen më një sistem juridik të bazuar në një kushtetutë të vetme, kushtetutën e Republikës së Kosovës. Prandaj, konsideroj se tentativa e disa partive politike për të devijuar diskursin e kësaj ngjarjeje, përveç se është politike, përbën një politikë të dëmshme për vendin dhe një mesazh të keq për të gjithë qytetarët tanë, pa dallim, për të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë që na kanë qëndruar afër në ndërtimin e Republikës sonë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Në trend Lajme

Më shumë
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Lajme
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Kalo në kategori