Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se janë duke i bërë përgatitjet e nevojshme me Këshillin Gjyqësor në mënyrë që tranzicioni i EULEX-it, rrjedhimisht edhe shkuarja e gjyqtarëve ndërkombëtarë të mos lë boshllëk në funksionimin e gjyqësorit.
Lexoni të plotë postimin e Tahirit në Facebook:
“Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme është një institucion i rëndësishëm në procesin e transformimit të pronës shoqërore e cila ndikon drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik si dhe aspektet me ndjeshmëri të lartë sociale të shoqërisë tonë. Në vigjilje të funksionalizimit të procesit të Rishikimit Funksional, takova përfaqësuesit e Dhomës së Posaçme, me të cilët biseduam për aspekte organizative dhe funksionale të kësaj Dhome. Jam thellësisht i angazhuar që t’i sigurojmë mbështetje të fuqishme punës së këtij institucioni, për të arritur efikasitetin e duhur dhe përmbushjen e plotë të mandatit të saj. Ka një numër jashtëzakonisht të madhe të lëndëve, diku rreth 20,000 sosh, të cilat presin shqyrtimin nga kjo Gjykatë dhe me të cilat ndërlidhen shumë procese, përfshirë shpërndarjen e mjeteve të kreditorëve dhe transferimin e mjeteve të Fondit të Privatizimit tek Buxheti i Republikës së Kosovës me qëllim të përshpejtimit të investimeve kapitale. Shqyrtimi dhe vendosja në kohën e duhur e lëndëve pranë kësaj Gjykate është esenciale dhe kërkesë bazike e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Prandaj, si ministër i Drejtësisë jam i vetëdijshëm për procesin e pritjeve të gjata nga ana e punëtorëve dhe kreditorëve të ndërmarrjeve shoqërore dhe jam i vendosur që të përmbush cilin do obligim që del nga mandati im. Pikërisht për këtë qëllim, tashmë kemi themeluar ekipin përgjegjës për hartimin e Koncept-dokumentit për rishikimin e ligjit ekzistues përkatës. Gjithashtu jemi duke bërë përgatitjet e nevojshme me Këshillin Gjyqësor që tranzicioni i EULEX-it, rrjedhimisht edhe shkuarja e gjyqtarëve ndërkombëtarë të mos lë boshllëk në funksionimin e kësaj gjykate, përkundrazi, jemi të interesuar për rritje të efikasitetit dhe punës së Dhomës së Posaçme. Jam shumë i lumtur që me buxhetin për vitin 2018 kemi paraparë rritjet substanciale buxhetore për Këshillin Gjyqësor për të forcuar sistemin gjyqësor dhe këtu vend të rëndësishëm zë kjo gjykatë. Falënderova Kryetarin e Gjykatës Supreme dhe Kryetarin e Këshillit Gjyqësor për ofrimin e mbështetjes së tyre në këtë proces”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker