LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Jam i përkushtuar që qytetarët të rrisin besimin në organet e drejtësisë

Tahiri: Jam i përkushtuar që qytetarët të rrisin besimin në organet e drejtësisë

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka theksuar se Kosova është duke forcuar rolin dhe ndikimin e saj rajonal në fushën e sundimit të ligjit.

Tahiri përmes një postimi në Facebook,  ka bërë të ditur se pavarësia e plotë e gjyqësorit, paralelisht me përgjegjësinë e tij janë dy parime që mundësojnë funksionim demokratik të mekanizmave të drejtësisë.

Postimi i plotë:


Republika e Kosovës është duke forcuar rolin dhe ndikimin e saj rajonal në fushën e sundimit të ligjit. Në Forumin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Ballkanit Perëndimor për fushën e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme që po mbahet në Sofje, sot do të ndaj me homologët fqinj dhe ata nga vendet e BE-së, reformat që jemi duke ndërmarrë në fushën e drejtësisë. Me theks të veçantë do flas për masat që do sigurojnë pavarësinë e plotë të gjyqësorit, rritjen e efikasitetit të punës, si dhe rritjen e përgjegjësisë dhe llogaridhënies së këtij sektori. Pavarësia e plotë e gjyqësorit, paralelisht me përgjegjësinë e tij janë dy parime që mundësojnë funksionim demokratik të mekanizmave të drejtësisë. Jam tejet i përkushtuar që fuqizimi i sundimit të ligjit të kalojë në një dimension të ri, që qytetarët të rrisin besimin në organet e drejtësisë dhe që drejtësia të mos ketë alternativë tjetër.

Në trend Lajme

Më shumë
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori