Deputeti, njëherësh sekretari organizativ i PDK-së, Abelard Tahiri në një konferencë për media ka shprehur zemërimin lidhur me sjelljen e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Tahiri i ka cilësuar veprimet e njëpasnjëshme të këtyre dy partive në seancat e Kuvendit të Kosovës si maskaradë, e cila sipas tij është rezultat i mashtrimit më të madh që e kanë pësuar qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019.
“Pra si rezultat i atij koalicioni të zgjedhjeve, si rezultat i atyre shpresave të rreme ka qenë viti 2020 ka qenë viti më i rëndë, viti më degradues në secilin aspekt për shoqërinë dhe për shtetin tonë. Ky vend po udhëhiqet nga qeveria e dytë e koalicionit të shpresave të rreme, të cilët vetëm hallin e qytetarëve nuk e kanë. Çdo ditë na vdesin nga 15 deri në 20 qytetarë në ditë si rezultat i moskujdesit të duhur ndaj pandemisë COVID-19. Çdo ditë na ndodhin plaçka nëpër banka të ndryshme, nëpër qendra tregtare, po rritet kriminaliteti, po rriten zhvatjet në dëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe në anën tjetër e kemi një degradim të skajshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës si rezultat i këtij mashtrimi dhe kësaj keqqeverisjeje që ka dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit 2019”, tha Tahiri.
Ai theksoi se aktualisht kemi një shumicë parlamentare e cila asnjëherë nuk arrin t’i ketë më shumë se 35 deputetë në Kuvend dhe po e mban peng vendin dhe sipas tij, ky është momenti i duhur që Kuvendi të shpërbëhet dhe vendi të shkojë në zgjedhje.
“PDK do të bëj të gjitha përpjekjet e duhura që ta ndalë këtë degradim, që ta stopojë vjedhjen e qytetarëve dhe taksapaguesve të Republikës së Kosovës. Pra, ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet që në të ardhmen e afërt të shpërbëhet ky kuvend dhe t’ua kthejmë besimin qytetarëve. Jemi të bindur që pas zgjedhjeve të ardhshme PDK do të jetë partia që do t’i ofrojë stabilitet vendit me një qeverisje kredibile dhe një kryeministër kredibil dhe jo me mashtrues siç jemi keq qeverisur në vitin 2020”, përfundoi Tahiri.
Fjalimi i tij i plotë:
Kjo maskaradë që po e shihni në seancat e Kuvendit të Kosovës nuk është as më shumë e as më pak se rezultat i mashtrimit më të madh që e kanë pësuar qyetarët e Republikës së Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019. Pra si rezultat i atij koalicioni të zgjedhjeve, si rezultat i atyre shpresave të rreme ka qenë viti 2020 ka qenë viti më i rëndë, viti më degradues në secilin aspekt për shoqërinë dhe për shtetin tonë.
Ky vend po udhëhiqet nga qeveria e dytë e koalicionit të shpresave të rreme, të cilët vetëm hallin e qytetarëve nuk e kanë. Çdo ditë na vdesin nga 15 deri në 20 qytetarë në ditë si rezultat i moskujdesit të duhur ndaj pandemisë COVID 19. Çdo ditë na ndodhin plaçka nëpër banka të ndryshme, nëpër qendra tregtare, po rritet kriminaliteti, po rriten zhvatjet në dëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe në anën tjetër e kemi një degradim të skajshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës si rezultat i këtij mashtrimi dhe kësaj keqqeverisjeje që ka dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit 2019.
Këto qeveri dhe këta kryeministra të dalë pas këtyre zgjedhjeve nuk e kanë hallin e arsimit që çdo ditë po degradon, nuk e kanë hallin e qytetarëve që çdo ditë po rrezikohet nga pandemia. Këta e kanë hallin e sistemimit të militantëve partiakë nëpër pozita të larta shtetërore.
Sot kemi një shumicë parlamentare e cila asnjëherë nuk arrin t’i ketë më shumë se 35 deputetë në kuvend dhe po e mban peng vendin. Në anën tjetër, edhe ne si opozitë nuk po arrijmë t’i kemi numrat që ta qojmë vendin në zgjedhje. Pra, është momenti i duhur, është koha që ky kuvend të shpërbëhet dhe vendi të shkojë në zgjedhje. Nuk mund të lejojmë edhe më tutje ministra që u japin tenderë vëllezërve dhe kompanive të tyre, nuk mund të lejojmë ministra që ju humbin nga 2 milionë euro në ditë nga buxheti i taksapaguesve dhe nuk e kanë dertin e tyre. Nuk mund të lejojmë të kemi ministra të cilët çdo ditë e degradojnë sundimin e ligjit.
Partia Demokratike e Kosovës e vlerëson si të paparanueshme sjelljen e këtyre dy partive në Kuvendin e Kosovës, edhe të Lëvizjes Vetëvendosje edhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Po ashtu, është e papranueshme të kemi ministra, njerëz që ofendojnë familjarët e të pagjeturve dhe sot të na vijnë në Kuvendin e Kosovës.
PDK do të bëj të gjitha përpjekjet e duhura që ta ndalë këtë degradim, që ta stopojë vjedhjen e qytetarëve dhe taksapaguesve të Republikës së Kosovës. Pra, ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet që në të ardhmen e afërt të shpërbëhet ky kuvend dhe t’ua kthejmë besimin qytetarëve. Jemi të bindur që pas zgjedhjeve të ardhshme PDK do të jetë partia që do t’i ofrojë stabilitet vendit, një qeverisje kredibile dhe një kryeministër kredibil dhe jo me mashtrues siç jemi keqqeverisur në vitin 2020.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bashkëpunimi me izraelitët tek Onkologjiku, Rama: Nuk kanë asnjë interes, vetëm mirënjohje për ç’ka bëmë gjatë Holokaustit
Katër procese gjyqësore kundër kryetarit Ramiz Merko, dëshmon ish-ministri Shaqiri
U qëllua me armë me silenciator brenda makinës së punës, detaje nga vrasja në Tiranë
Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?
Kurti pas takimit me mërgimtarët në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, ju dua fort
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Ambasadorët e BE-së konfirmojnë Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi
Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë