LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Avokati i Popullit, institucioni më kredibil në vend

Tahiri: Avokati i Popullit, institucioni më kredibil në vend

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka vizituar sot institucionin e Avokatit të Popullit, ku është pritur nga Hilmi Jashari.

Tahiri e ka njoftuar  Jasharin, për agjendën legjislative të Ministrisë së Drejtësisë, që synon rritjen e kapaciteteve të sektorit të sundimit të ligjit, në veçanti fuqizimin e gjyqësorit.

Në këtë kuadër, ministri Tahiri theksoi rëndësinë që ka Institucioni i Avokatit të Popullit, si një prej institucioneve më kredibile në vend, në adresimin e shqetësimit të qytetarëve që kanë lidhur me punën e të gjitha institucioneve publike.


Krerët e dy institucioneve u pajtuan që të bashkëpunojnë ngushtë, në mënyrë që qytetarëve t’iu ofrohet drejtësi më efikase, duke u theksuar se bashkërendimi i veprimeve me akterët e drejtësisë do të ndihmonte në adresimin më të shpejtë të problemeve, që përfundimisht do të mundësonte qasje më të lehtë në drejtësi për të gjithë qytetarët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori