LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Drejtësisë: Asistencë financiare vetëm për ata ndaj të cilëve ngritet aktakuzë në Hagë

Ministri i Drejtësisë: Asistencë financiare vetëm për ata ndaj të cilëve ngritet aktakuzë në Hagë

Ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri thotë se deri më tani asnjë person nuk ka kërkuar asistencë financiare për mbrojtje juridike nga Gjykata Speciale në Hagë, pasi një asistencë e tillë, u ofrohet vetëm personave ndaj të cilëve ngritet aktakuzë.

Institucionet e Kosovës, përmes miratimit të Ligjit për mbrojtjen juridike të personave të akuzuar nga Dhomat e Specializuara apo nga Gjykata Speciale, janë zotuar se do të ndihmojnë financiarisht të akuzuarit potencialë nga kjo gjykatë.

“Ky ligj ka tri komponentë. E para është asistenca financiare për mbrojtje juridike të personave të akuzuar. E dyta është asistenca financiare të familjarëve të tyre që do t’i vizitojnë në qendrat e paraburgimit dhe e treta do të jetë kompensimi financiar në rast se lirohen të pafajshëm nga ky proces” ka thënë Tahiri.


Ai i bëri këto komente në një konferencë për media, ku tha se shumë shpejt do të dërgohen në Qeverinë e Kosovës, disa akte nënligjore, ku do të përcaktohet shuma që do të paguajë shteti për mbrojtjen e personave të akuzuar nga Gjykata Speciale.

Tahiri tha se i gjithë procesi i financimit të mbrojtjes për të akuzuarit potencialë nga Gjykata Speciale, do të jetë transparent.

“Do të jemi maksimalisht transparent në shpenzimin e parasë publike për mbrojtjen, sepse është obligim i shtetit të Kosovës dhe është obligim edhe transparenca maksimale karshi qytetarëve.Do të ketë një përcaktim të asaj se deri në çfarë shume do të paguhet nga shteti i Kosovës për avokatë për këta persona”, tha Tahiri.

Të hënën në Hagë, Prokuroria Speciale ka nisur intervistimin e disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton Rel. Ligji për Gjykatën Speciale është miratuar në vitin 2015 në Kuvendin e Kosovës. Kjo gjykatë do të veprojë në Hagë, me prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë.

Gjykata Speciale pritet të hetojë krimet e supozuara nga ish-pjesëtarët e UÇK-së ndaj serbëve dhe disa shqiptarëve, para dhe gjatë luftës.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori