LAJMI I FUNDIT:

Tableti Liberty kushton 570 $

Tableti Liberty kushton 570 $

Kompania Packard Bell ka prezantuar tabletin e saj më të ri Liberty, i cili do të dalë në shitje në tregun Birtani brenda dy ditëve.

Ky prototip ka një sistem operimi Google Android 3.0, ekran 10.1-inch me prekje të shumëfishtë me rezolucion 1280 x 800, procesor dual-core Tegra 2, memorje të integruar 16 GB me mundësi rritje, kamera në pjesën e pasme të tabletit 5 megapiksel dhe një në pjesën ballore 2 megapiksel, WiFi dhe Bluetooth.

Tableti Liberty i Packard Bell kushton 570$. /Telegrafi/