Ka përfunduar java e 23-të në BKT Superligën e Kosovës, ku u zhvilluan disa takime mjaft interesante.
Përballja më interesante e kësaj jave ishte ajo në mes të Ballkanit dhe Llapit, me skuadrën nga Theranda që fitoi minimalisht, 1-0.
Një duel për t’u mos u humbur ishte edhe ai që e zhvilluan Drenica dhe Drita, ku skuadra nga Skenderaj fitoi 2-1.
Fitore më komode në këtë rreth shënoi edhe Gjilani që fitoi 2-0 në shtëpi kundër Ulpianës.
E një triumf më spektakolar e mori Malisheva që fillimisht ishte duke humbur 1-0, por në pjesën e dytë e shkatërroi Feronikelin që po kalon nëpër një krizë, duke fituar 6-1.
Dukagjini po ashtu mori një fitore të madhe në luftën për mbijetesë, pasi si vendas ia doli të mposhte Prishtinën me shifrat 2-1. /Telegrafi/