Ronaldinho kishte një aftësi të madhe për të prodhuar magji në fushën e futbollit dhe është një turp i madh që një nga asistimet e tij më spektakolare të lojës nuk rezultoi me gol.
Në pamjet e rralla që kërkon nga pak gërmime të vjetra në YouTube, gjen fituesin e Topit të Artë të vitit 2005, Ronaldinhon, duke dhuruar një pasim krejtësisht të ‘çmendur’ për sulmuesin Henrik Larsson kur ata të dy po luanin për Barcelonën.
Nëse do të duhet të përmblidhni stilin e lojës së Ronaldinhos me një klip të tij duke bërë gjëra e përhershme në fushë, atëherë do të ishte kjo.
Është kaq i shkujdesur dhe i rastësishëm, por megjithatë është tërësisht i guximshëm dhe i veçantë.
Braziliani preku topin dhe ndali në mënyrë të jashtëzakonshme në vijën anësore pas një diagonale drejt tij, dhe më pas me goditje të fortë e goditi topin me anën e majtë.
Pastaj, ‘R10’ bëri një nga pasime më të kënaqshme që është parë ndonjëherë kur ai preu topin dhe e dërgoi atë në zonën e rrezikut tek Larsson i vetëm me portier.
Sikur Suedezi të kishte mundësi të konvertonte golin nga afërsia, ne tani do të flisnim për njërin nga asistime më të mëdha që është parë ndonjëherë, por suedezi nuk arrit ta tund rrjetën. /Telegrafi/