Sylejmani asistim fantastik në fitoren e Hannoverit (Video)

Valmir Sylejmani ka qenë protagonist në fitoren e skuadrës së tij Hannover në takimin miqësore 2-1 ndaj Wunstorf 1919.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka asistuar në golin e dytë të skuadrës së tij të shënuar në pjesën e parë.
Ishte minuta e 36-të e ndeshjes, kur Sylejmani, kaloi bukur dy futbollistë kundërshtarë dhe asistoi për mrekulli tek sulmuesi Benschop i cili shënoi golin e dytë në këtë takim.
19-vjeçari ishte i huazuar vitin e kaluar te Union Berlin, ndërsa tani është kthyer në Hannover ku pritet të ketë një rol të rëndësishëm në skuadër për edicionin e ri në Bundesligë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































