Aktorja e njohur, Sydney Sweeney, ka realizuar një nga ëndrrat e saj më të mëdha — dhe nuk ka të bëjë me filmin apo televizionin.

Ylli 27-vjeçare e “Euphoria” ka lançuar një bashkëpunim të ëmbël me zinxhirin e famshëm të akullores, Baskin-Robbins, duke prezantuar për ndjekësit e saj në Instagram “Sweet on Sydney”, një menu speciale për një kohë të kufizuar.


Në postimin e saj, Sydney shkruan se akullorja është "gjithmonë burim buzëqeshjeje", dhe ky projekt ka qenë një “ëndërr fëmijërie e bërë realitet”, shkruan DailyMail.

Me mbi 25 milionë ndjekës, ajo ndau foto prapa skenave nga xhirimet për fushatën, ku shfaqej në një lokacion real të Baskin-Robbins.

Menuja e re përfshin:

Sydney’s Signature Scoop: sherbet ylberi në kon të zhytur në çokollatë, me spërkatje dhe arusha gome.

Sydney’s Signature Fizz: një pije freskuese me sodë dhe sherbet, e shërbyer në gotë që ndryshon ngjyrën.

Në fotografitë e fushatës, Sweeney dukej rrezatuese me një bluzë rozë të zbehtë dhe xhinse me efekt acid, ndërsa pozonte me entuziazëm me akullore në dorë.

Spoti televiziv për menunë e re tregon Sweeney-n në një version humoristik: e fiksuar pas shijes së saj të re, ajo shfaqet çdo ditë në dyqan — madje edhe pas orarit, duke “vjedhur” akullore nga frigoriferi.

Lançimi vjen menjëherë pasi Sydney zbuloi një ndryshim të madh pamjeje në trejlerin e filmit të saj të ardhshëm “Eden” me regji të Ron Howard, ku ajo shfaqet si brune dhe me stil konservator, në kontrast të plotë me imazhin e saj ikonik biond.

Nga serialet dramatike në projektet komike dhe ëmbëlsirat e personalizuara — Sweeney vazhdon të na surprizojë në çdo drejtim. /Telegrafi/