Album i yllit tё muzikës country, “Fearless”, debutoi numër 1 qё nё vitin e kaluar, dhe ka mbetur nё kёtё pozitё edhe pas festave tё Krishtlindjes dhe Vitit tё Ri.

Nё vendin e dytё qёndron albumi i Beyonce, “I Am... Sasha Fierce”, qё po ashtu gjendet nё kёtё pozitё pёr njё kohё tё gjatё.

Bendi Nickelback me albumin “Dark Horse”, vazhdon tё qëndrojё edhe kёtё javё nё vendin e tretё, derisa Kanye West me “808s and Heartbreak” ngjitet nё vendin e katërt. Albumi me muzikёn e filmit “Twilight”, mbyll top pesёshin.