Ylli i filmit “Dirty Dancing”, i cili ёshtё duke luftuar me kancerin pankreatik pёr rreth njё vit, ka shfrytëzuar faqet e gazetës amerikane pёr tё kërkuar nga kongresi tё ndihmojё financiarisht tё gjithё ata qё luftojnë kёtё sёmundje.

“Qё kur jam diagnostikuar me kancer nё janar tё vitit tё kaluar, kam bёrё njё betejё tё ashpër... por nuk jam i vetmi. Mё shumё se 1.4 milionё amerikanё do tё diagnostikohen me kancer kёtё vit”, shkruan aktori.

“Betejat individuale duhen tё jenё edhe kombëtare. Me kongresin qё duhet tё vendosё sa para do tё përfshijё nё hulumtime mjekësore si pjesës e pakos stimuluese ekonomike, ka ardhur koha ta çoj luftёn time nё njё shkallё mё tё lartё”.

“Mesazhi im pёr senatorёt dhe përfaqësuesit ёshtё i thjeshtё: Votoni maksimumin e fondeve pёr t’i lejuar Institutit Kombёtar tё Shёndetёsisё tё luftojnë kancerin dhe sëmundjet tjera vdekjeprurëse”, ka shtuar mё tej Swayze.