LAJMI I FUNDIT:

Suspendohet u.d i drejtorit të Burgut të Dubravës për arratisjen nga QKUK-ja

Suspendohet u.d i drejtorit të Burgut të Dubravës për arratisjen nga QKUK-ja

Ministria e Drejtësisë, përmes një komunikate për media njoftoi duke u bazuar në mandatin ligjor të saj, ka ndërmarrë masa të nevojshme për t’i dhënë mundësi hetimit të pavarur dhe të pandikuar në lidhje me rastin e fundit të arratisjes nga QKUK-ja, të një personi në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Në njoftim thuhet se duke shfrytëzuar mandatin ligjor, janë marrë masat për fillimin e hetimit të përgjithshëm si nga ana e policisë, inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë dhe komisionit hetues në nivel ministrie.

“Paralelisht me këtë, janë suspenduar nga puna deri në përfundimin e hetimeve, ushtruesi i drejtorit të Qendrës Korrektuese të Dubravës, si dhe dy oficerë përgjegjës për rastin. Ministria e Drejtësisë është e vendosur që çdo parregullsi në fushën e drejtësisë dhe mekanizmave të saj të adresohet në përgjegjësi zyrtare dhe ligjore, në mënyrë që të rritet përkushtimi dhe efikasiteti i zbatimit të ligjit dhe të parandalohet çdo keqpërdorim i mundshëm gjatë ushtrimit të detyrës, pavarësisht rrethanave dhe arsyeve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori