“Dallimet janë aq të mëdha në mes palëve (Prishtinës e Beogradit), të evidentuara edhe në New York, sa që është më lehtë të parashihet se Kosova po shkon drejt një zgjidhje jokonsensuale ndërkombëtare, dhe në këtë rast roli i Evropës, politika e jashtme e së
cilës është bllokuar nga vetoja ruse, është vendimtar”, ka thënë Surroi në këtë takim
I cili ka kërkuar mbështetjen e Spanjës për pavarësinë e Kosovës ndërsa ka potencuar se
“Kosova do të jetë sfida më e madhe e politikës së jashtme evropiane në fund
të këtij viti”.

Lidhur me vërejtjet e ORA-së për zgjedhjet, Surroi ka thënë se ambasadorit Siquier, i ka shprehur brengën e tij, duke pas parasysh se Spanja është udhëheqëse e radhës së OSBE-së, se po shkelen standardet e larta demokratike me formatin e përcaktuar të votimit jashtë vendit.