Manchester City është parashikuar të mposht rivalët e ashpër të Liverpoolit për të fituar titullin e Ligës Premier në sezonin e ri.
Liverpooli përfundoi me 19 pikë epërsi ndaj Cityt në sezonin e kaluar duke bërë që skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp fitoi titullin e Ligës Premier pas 30 viteve.
Por, një super-kompjuter ka sugjeruar tani që Liverpooli nuk do të arrijë të mbrojë titullin kampion edhe në sezonin 2020-21.
Sipas Unikrn, City dhe Liverpooli do të përfundojnë përkatësisht i pari dhe i dyti në sezonin e ardhshëm të Ligës Premier.
Manchester United, i cili u rendit i treti në ligë sezonin e kaluar, parashikohet të përfundojë në të njëjtin pozicion sezonin e ardhshëm.
Chelsea pritet të kapë vendin e fundit të Ligës së Kampionëve, ndërsa Spurs do të përfundojë në vendin e pestë dhe të sigurojë futbollin e Ligës së Evropës.
West Brom, Fulham dhe Aston Villa janë tre klubet që parashikohet të largohen nga Liga Premier.
Më poshtë është parashikimi i superkompjuterit për tabelën përfundimtare të Ligës Premier për sezonin 2020-21:
20.West Bromwich Albion
19.Fulham
18.Aston Villa
17.Newcastle United
16.Crystal Palace
15.Burnley
14.Sheffield United
13.Brighton & Hove Albion
12.Leeds United
11.West Ham United
10.Southampton
9.Everton
8.Wolverhampton Wanderers
7.Leicester City
6.Arsenal
5.Tottenham Hotspur
4.Chelsea
3.Manchester United
2.Liverpool
1.Manchester City
/Telegrafi/