Në konferencën “Rishikimi funksional i sektorit të sundimit të ligjit”, të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, ministri Abelard Tahiri tha se sot është një ditë e veçantë për sistemin e drejtësisë në Kosovës, që synon të përcaktojë të tashmen dhe të ardhmen e sistemit të drejtësisë.
Sipas tij, Ministria e Drejtësisë ka marrë përsipër që të përgatisë një analizë për sistemin e drejtësisë, mënyrë që ky rishikim për sundimin e ligjit.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se realiteti politik dhe juridik është një e arritur dhe tashmë synim është anëtarësimi në BE, një ndër hallkat e saj është edhe sistemi i drejtësisë.
“Sundimi i ligjit është parakusht themelor që çdo qytetar është i barabartë para ligjit. Përmes këtij procesi, unë ofroj mbështetje të plotë për rezultate të prekshme në këtë sektor”, ka thënë Thaçi.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka thënë se Kosova ka bërë progres në sektorin e drejtësisë edhe pse ka nevojë ende për efikasitetin në këtë sektor.
“Jam i bindur se Kosova do të bëjë edhe më shumë për sektorin e drejtësisë. Ne falënderojmë BE-në dhe jam shumë sigurt se edhe SHBA ashtu siç kanë përkrahur Kosovën do të vazhdojnë ta përkrahin. Do të përmbushim çdo kriter që kërkohet dhe në të njëjtën kohë shumë shpejt do ta përmbyllim edhe votimin e ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi”, ka thënë Veseli.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë në këtë konferencë se sundimi i ligjit është prioritet i Qeverisë së Kosovës.
“Qeveria e ka parë të arsyeshme reformat për integrimet euro atlantike. Qeveria është në funksion dhe zotohet për një sundim dhe rend të ligjit. Ju ftoj që këtë rishikim ta bëjmë në funksion të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.
Zëvendës ambasadorja e ShBA Coollen Hyland tha se është me rëndësi që te gjitha institucionet të marrin pjesë dhe ta respektojnë rishikimin e sundimit të ligjit.
“Ju nxis që të rishikoni këtë proces. Do t’iu ofrojmë mbështetje të plotë në zbatimin e këtij rishikimi”, ka thënë Hyland. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë