“Pavarësisht nga pretendimet e Shtëpisë së Bardhë se ndërhyrja amerikane ndoshta më shumë ka gjasa të ngjajë në rrethimin e suksesshëm osman të Beogradit, nga ana e Sulltan Sulejmanit të I-rë, shumë mbeten skeptikë se veprimi ushtarak amerikan në Siri në fund nuk do të dallojë nga fatkeqësitë ushtarake në rrethimin e vitit 1456, që shkaktoi një numër të madh të të rënëve: 10 mijë ushtarë hungarezë dhe 50 ushtarë otomanë”, shkruan Onion, ku përmend emrin Nándorfehérvár, që është emërtimi hungarez i Beogradit.

"Unë mund t'ju premtoj këtë: Administrata ime dhe unë nuk do të përsërisim gabimet e Sulltan Mehmetit të II-të”, “citohet” Obama. "Besoni në mua, ne të gjithë kemi nxjerrë mësime nga fushata për të nënshtruar Mbretërinë e Hungarisë, pas rënies së Konstandinopojës”.


Parodia e kësaj faqe vazhdon edhe me “bashkëbisedues” që janë pro dhe kundër sulmit.

"Kur dëgjova se do të përfshihemi në Siri, menjëherë kam menduar, 'e pra, është Beogradi i vitit 1456’”, ka “thënë” banori nga Seattle, Matt Haggerty, 42 vjeç, i cili, “si miliona amerikanë tjerë”, thotë se ai "në asnjë mënyrë nuk mbështes idenë "e ngatërrimit në çdo fushatë ushtarake të ngjashme me pushtimin otoman të Ballkanit katolik”.

"Ne të gjithë e dimë se çfarë ka ndodhur në Beograd: Mehmeti i II-të kishte gjithçka nën kontroll, por fisniku hungarez Janosh Huniadi organizoi një ushtri fshatare prej përafërsisht 50 mijë vetëve. Ai mbështetej në forcën e kalasë së qytetit për të thyer bllokadën e tmerrshme otomane, që pengoi përparimet e mëtejshme perandorake në Evropë për rreth 70 vjet. Dhe, sinqerisht, si shumica e miqve dhe fqinjëve, unë shoh shumë pak dallimet me atë që bëjmë në Siri dhe asaj që trupat anadollake bënë gjatë sulmit në kështjellën e Beogradit përmes lumi Danub”.

Ata që “mbështesin sulmin e njëanshëm ushtarak amerikan”, megjithatë “thonë” se pasojat e Beogradit duhet të dallohen nga diskutimet për Sirinë.

"Pavarësisht nga rezultati, kur ju i konsideroni rrethanat dhe atë që njerëzit dinin në atë kohë, rrethimi i Beogradit ishte gjë e drejtë për të bërë, dhe unë mendoj njëjtë në lidhje me përgjegjësinë tonë për të ndërhyrë në Siri”, “tha” 38-vjeçari Paterson, nga New Yorku. "Mbi të gjitha, Mehmed i II-të ishte duke bërë atë që ai mendonte se ishte në interesin më të mirë të popullit turk, dhe ai vërtet besonte se rrethimi i vitit 1456 përfundimisht do të ofrojë mundësi më të madhe të stabilitetit në atë që ishte padyshim një rajon i trazuar. Besoj se Obama, i cili është pa dyshim i vetëdijshëm për mësimet e Beogradit si pjesa tjetër prej nesh, do të veprojë në përputhje me rrethanat”.

Duhet cekur se ky “lajm” është botuar edhe nga mediat serbe. Ato janë të rrituara sepse në asnjë vend në shkrim nuk përmend serbët. Kështu, Blic “reagon” duke thënë se “serbët ishin në forcat mbrojtëse me hungarezët nën kontrollin e të cilëve ishte Beogradi”. /Telegraf/