Një person është arrestuar pasi kishte sulmuar një femër.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 23:40, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, viktimës i është ofruar ndihma mjekësorë, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/