LAJMI I FUNDIT:

Suksesi afarist, përcaktohet sipas radhës së lindjes

Suksesi afarist, përcaktohet sipas radhës së lindjes

Një numër i madh i hulumtimeve kanë dëshmuar se, fëmijët e parë të lindur, kanë pasur sukses më të madh në shkollë, derisa ai i fundit dëshmon që, vëllezërit dhe motrat më të moshuar kanë sukses më shpesh edhe në karrierë.

Hulumtimin të cilin e ka kryer e përditshmja e njohur amerikane, USA Today, ka përfshirë gjithsej 1.583 persona afaristë në pozita udhëheqëse. Kur i kanë pyetur për radhitjen e lindjes në familje, 43 për qind e tyre janë përgjigjur që kanë qenë të lindurit e parë, të lindurit në mes kanë qenë, 33 për qind, derisa ata që në familjen e tyre kanë qenë fëmija më i vogël, ka qenë 23 për qind.

Disa javë para se USA Today të publikonte rezultatet e hulumtimit të vet, revista Science ka konkluduar që fëmijët më të vjetër, kanë koeficient më të lartë të inteligjencës, dhe se, arrijnë suksese më të mira në shkollë sesa vëllezërit dhe motrat e tyre më të rinj.

Hulumtimi i ri andaj vetëm ka vërtetuar që fëmijët e parë të lindur, shfrytëzojnë suksesin e tyre në shkollë edhe në planin afarist. Nga biznesmenët e suksesshëm të cilët janë të lindurit e parë në familje janë edhe Richard Branson, pronar i Virgin, e shkrimtarja JK Rowling.


Shefat dhe drejtorët e suksesshëm të lindur të parët në familje mendojnë që, për suksesin e tyre, meritore është vëmendja e pandarë, të cilën ua kanë kushtuar prindërit. Ata pranojnë që kanë ndier presionin e pritjeve të mëdha, por edhe se më shpejt janë mësuar të jenë të pavarur.

Profesori i psikologjisë në Universitetin e New Yorkut, Ben Dattner, thotë se, fëmijët e parë të lindur janë më të suksesshëm në gjetjen e pozitave udhëheqëse sepse shpesh janë më të sigurt në vete, imponohen më shumë dhe kanë frikë më të madhe nga humbja e pozitës. Mirëpo, ai gjithashtu thekson se, kjo nuk nënkupton se ata janë shefa më të mirë.

Në trend Stil

Më shumë
Egjipti ka humbur titullin si vendi më i vizituar: Një destinacion që bën para përrallore nga turistët është në fron

Egjipti ka humbur titullin si vendi më i vizituar: Një destinacion që bën para përrallore nga turistët është në fron

Çfarë të vizitosh
Pesë fraza që përdorin personat e mençur për të shmangur një konflikt

Pesë fraza që përdorin personat e mençur për të shmangur një konflikt

A e dini se...
Warren Buffett: “Para se të vdisni, pavarësisht sa para keni, kështu duhet ta ndani pasurinë tuaj”

Warren Buffett: “Para se të vdisni, pavarësisht sa para keni, kështu duhet ta ndani pasurinë tuaj”

Lifestyle
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Ky zakon i përditshëm në kuzhinë është shkaku kryesor i zjarreve në shtëpi

Ky zakon i përditshëm në kuzhinë është shkaku kryesor i zjarreve në shtëpi

Bëje vet
Sa kohë mund të qëndrojnë rrobat e lara në makinë larëse para se të marrin erë?

Sa kohë mund të qëndrojnë rrobat e lara në makinë larëse para se të marrin erë?

A e dini se...
Kalo në kategori