LAJMI I FUNDIT:

Suedezi i pastrehë milioner

Suedezi i pastrehë milioner

Curt Degerman, i njohur edhe si Curt Konzerva, përveç se ishte i pastrehë dhe shëtiste me biçikletë nëpër qytetin Skellfte në veri të Suedisë, me një xhaketë të ndyrë ngjyrë të kaltër dhe pantallona të dalë boje duke mbledhur shishe të zbrazura dhe konserva nga bërlloku, ka punuar edhe në bursë ndërsa pasuria e tij tash vlen rreth 700.000 funte, si dhe është pronar i një shtëpie dhe llogarie bankare në të cilën në momentin e vdekjes së tij gjendeshin 400 funte, ndërsa kishte 124 aksione të arta në vlerë deri në 250.000 funte.

Kur jetonte nëpër rrugë, e kalonte kohën duke lexuar raportet e bursës dhe lajmet ekonomike si dhe në bibliotekë duke hulumtuar aksionet e tregut.

Përveç pasurisë së madhe të cilën e la pas vetes, në shtëpinë e tij janë gjendur edhe 270 funte në para të imta, të cilat besohet se i ka fituar nga shitja e shisheve dhe konservave të mbledhura në bërllok.

Ai ia la pasurinë nipit të tij, i cili e vizitonte rregullisht deri në fund të jetës, por sipas ligjit suedez xhaxhai i Curt Degermanit duhet t’i trashëgojë paratë, kështu që ata dy arritën një ujdi për t’i ndarë paratë pas një beteje ligjore. /Telegrafi/