Të vërtetat apo gënjeshtrat e shkencës? Ja disa nga studimet më të "pabesueshme" që qarkullojnë sot në botën e mjekësisë. U besoni apo jo, kjo është çështje tjetër...
E keni menduar ndonjëherë se takat e larta kanë lidhje me mendjen, madje mund të shkaktojnë skizofreninë, apo që efektet dhe mospërputhja e intervaleve kohore u hap derën sëmundjeve mendore? Për më tepër, ç‘mund të themi për parandalimin e sklerozës së shumëfishtë me kufizimin e mishit të derrit? Atëherë, nëse nuk e keni menduar ose më mirë besuar kurrë, në të vërtetë keni bërë shumë mirë. Faktikisht, bëhet fjalë për disa nga studimet më të çuditshme mjekësore, që e përditshmja angleze "Daily Mail" ka vendosur të klasifikojë.
Zbulimi i mijëra viteve më parë
Shkencëtari Jarl Flensmark, i Universitetit të Malmos në Suedi, është edhe njeriu që ka bërë lidhjen e çuditshme mes skizofrenisë dhe takave të larta. Për më tepër, ai tregon se i ka të gjitha provat të vërtetojë se rastet e para të kësaj sëmundjeje janë shfaqur rreth 1 mijë vjet më parë, pikërisht atëherë kur u krijuan këto këpucë. Në fakt, këpucët e para me taka janë shfaqur në Egjiptin e Lashtë, ku njerëzit i vishnin ato me shollë të lartë, për të mos bërë këmbët pis nga dyshemeja e papastër. Sipas studiuesit, pikërisht në këtë zonë janë observuar edhe pacientët e parë me sëmundje psikike. Po ashtu, në Angli nga vitet 1700 dhe më vonë, gratë kanë zbuluar bukurinë dhe sensualitetin e padiskutueshëm të takave të larta dhe çuditërisht është vënë re një rritje ende e pashpjegueshme e të sëmurëve që vuajnë nga skizofrenia. Në të vërtetë, takat janë padiskutim arma më e fortë e joshjes. Femrat e çdo moshe dhe klase shoqërore i përdorin sot, ndaj dhe ato gjenden në gardërobën e çdo femre. Ky studim duket vërtet paksa i çuditshëm, ndërsa ishin tërësisht të besueshme studimet që thoshin se veshja e këpucëve me taka të larta sjell probleme dhe komplikacione të ndryshme. Specialistët këshillojnë veshjen e takave nga 3-5 cm dhe theksojnë se edhe këpucët e sheshta nuk janë të këshillueshme për t‘u veshur. Këpucët me taka normale ortopedike janë shumë të mira për këmbët, sepse në këtë mënyrë kryhet normalisht qarkullimi i gjakut, ndërsa përdorimi i takave të larta mund të sjellë probleme me gjunjët dhe me shpinën. I njëjti diskutim vlen edhe në Amerikën e Veriut, ndërsa mes vendasve që përdorin vetëm këpucë të sheshta janë të pakta rastet e pacientëve me patologji mentale. Megjithatë, ekziston edhe shpjegimi i lidhjes së çuditshme: kur ecim me këmbë të ngritura nga toka, majë takave, sipas mbështetësve të kësaj teorie, lëvizjet e këmbëve stimulojnë receptorët e mendjes sonë, duke rritur aktivitetin e qelizave cerebrale. Po sipas saj, ngritja e thembrave bën që receptorët të stimulohen më pak dhe e gjitha kjo provokon një ndryshim në prodhimin e brendshëm të dopaminës, substancë e njohur nga psikiatrit për rolin e saj thelbësor në shfaqjen e skizofrenisë. Konkluzioni: duhet të heqim dorë nga takat e larta? Mund të jetë një ide, por nuk është e thënë që duhet të shkojmë gjithmonë e më pak te psikiatri, por ka mundësi të mira që të harxhoni më pak për konsultat me ortopedin, për shkak të problemeve me gjunjët. Kohët e fundit është zbuluar se shumë femra pranojnë se takat e larta i lodhin shumë, por ato e tolerojnë këtë për t‘u dukur më të gjata, moderne dhe me stil. A do të vazhdojnë t‘i mbajnë akoma, pasi të lexojnë studimin suedez?
Udhëtimet dhe sëmundjet mendore
Nën profilin e kreativitetit shkencor duhet të themi se në Izrael nuk kanë asnjë arsye për të pasur zili studimet suedeze. Sipas të përditshmes angleze, në Universitetin "Hebrew" dhe në Fakultetin e Mjekësisë "Hadassah" në vend, disa ekspertë kanë verifikuar që ndryshimet në sekrecionin e melatoninës, të kushtëzuar nga koha dritë-errësirë dhe nga ndryshimet e orarit, të lidhura me udhëtimet e gjata jashtë vendit, janë baza e shumë sëmundjeve psikike, si ankthi, depresioni dhe fobitë e ndryshme. Faktikisht, kjo nuk është një teori shumë e pabesueshme. Për ta vërtetuar provoni të bëni një udhëtim përtej Atlantikut (vajtje-ardhje) tri herë në javë dhe me siguri që nuk do ta keni më në kontroll veten tuaj.
Qentë dhe tumori i gjirit
Nuk mund të lëmë pa përmendur studimin e një grupi ekspertësh të Universitetit të Monakos. Sipas tij, të kesh një qen është një faktor i rrezikshëm për të zhvilluar kancerin e gjirit te femrat. Por rezultatet shkojnë edhe më tej. Lidhja e ngushtë me mikun tonë besnik me katër këmbë rrit me 29 për qind rrezikun për shfaqjen e sëmundjes? Me thënë të drejtën, jo pak. Sidoqoftë, rezultati është konfirmuar teorikisht nga një studim norvegjez mbi 14 mijë qen: ku thuajse 54 për qind e kafshëve të seksit femër ishin prekur nga kanceri i gjirit. U zbulua se një lloj virusi, që është i pranishëm si në familjen e gjitarëve, ashtu dhe te njerëzit, mund të zhvillonte tumorin te të dyja llojet. Përfundimi? Miku ynë besnik mund të infektojë edhe gratë. Por jo vetëm kaq, kërkuesit gjermanë kanë treguar se 78 për qind e të sëmurave me tumor në gji kanë pasur kontakte të ngushta me një qen para diagnozës.
Krimbat dhe arterioskleroza
Një diskutim më vete është edhe ai i krimbave të zorrëve, me efekte tërësisht negative për ata që i kanë, duket se janë në gjendje të të mbrojnë nga arterioskleroza. Sipas kësaj teorie, shkencëtarët izraelitë kanë arritur të tregojnë se infeksionet e këtyre organizmave të vegjël shkaktojnë prodhimin e substancave antiflamatore që kanë efekt parandalues. Edhe në këtë rast nuk na ngelet gjë tjetër veçse të bëjmë zgjedhjen tonë.
Skleroza e shumëfishtë dhe derri
Në fund, lajme të këqija për të gjithë ata që adhurojnë mishin e derrit, të skuqur, të pjekur apo në gjellë. Sipas një studimi të Universitetit të Otavës në Kanada, përdorimi i mishit të derrit mund të rrisë rrezikun e një sëmundjeje, që në të kaluarën konsiderohej pa asnjë lidhje me zakonet ushqimore, sklerozën e shumëfishtë. Përqindja e madhe e yndyrave në këtë ushqim mund të kenë një efekt negativ në membranat që rrethojnë fibrat nervore. Në këtë mënyrë do të shpjegohej edhe numri i vogël i të prekurve nga kjo sëmundje në ato vende ku mishi i derrit është i ndaluar për shumë arsye fetare. /shqip/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale