LAJMI I FUNDIT:

Studim i ri për shkaktarët e plakjes

Studim i ri për shkaktarët e plakjes

Një hulumtim i realizuar nga shkencëtarët e Universitetit të Harvardit tregon se ekziston një mekanizëm i cili mund të jetë shkaktar universal i plakjes.

Rezultatet të cilat janë publikuar në revistën “Cell” sugjerojnë se dëmtimi i ADN-së sjell deri te zvogëlimi i aftësisë së aktivizimit dhe çaktivizimit të gjeneve individuale brenda qelizës, që në fakt kanë rolin kryesor në procesin e plakjes.

Është e ditur se një grup gjenesh, të emërtuar sirtuine, ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në procesin e plakjes (dihet po ashtu se këto gjene mund t’i aktivizojë përbërësi i rrushit dhe verës së zezë, rezervatroli).

Shkencëtarët amerikanë shtojnë se ky studim ka identifikuar vetëm një shkaktar bazë, i cili është i përbashkët edhe për organizmat njëqelizore edhe për sisorët (ku bën pjesë edhe njeriu).


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori