Në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS), bëhen të ditura kuotat, afatet dhe kriteret për të ndjekur studimete larta në Tiranë por edhe në universitete të tjera në rrethe si Durrës, Elbasan etj.

Referuar udhëzimit të parë në total janë miratuar 600 kuota për trojet këtë vit akademik 2014-2015, ku krahasuar me një vit më parë kemi një ulje prej 100 kuotash. Gjithashtu në udhëzim thuhet qartë se: Shpërndarja e kuotave të pranimit do të bëhet për programet e studimit të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimit, për secilin prej institucioneve publike të arsimit të lartë, për kandidatët nga Republika e Kosovës dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, sipas tabelës 1 bashkelidhur këtij Urdhri. /Telegrafi/