Site icon Telegrafi

Stresi dhe Noizy paralajmërojnë bashkëpunimin e shumëpritur

Dy reperët të njohur shqiptarë, Noizy dhe Stresi janë bërë bashkë për një projekt të ri.

Dyshja që kanë krijuar miqësi pas vitesh pa asnjë kontakt me njëri-tjetrin, po vijnë me një këngë të re, të cilën e paralajmëruan përmes një postimi në Instagram.

Ishte Rigels Rajku (emri i plotë) ai që ndau një video të shkurtër nga studio muzikore të shkëputur nga kënga e re.

Foto: Noizy/Instagram

“Kur vim na?”, ka shkruar Noizy në mbishkrim duke etiketuar Stresin në postim.

Të dy rap-artistët nuk kanë zbuluar më shumë detaje, megjithatë projekti po pritet me padurim nga fansat e tyre.

Ndërkohë, kujtojmë që Noizy aktualisht po shijon suksesin e albumit të ri “Alpha”, që e solli më 7 prill, në të cilin u përfshin shumë duet me artistë shqiptarë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Noizy

Ndërsa, ky projekt do të jetë i pari për Stresin pas shpalljes së tij fitues në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/

Exit mobile version