Të martën e ardhshme, më 6 shkurt, Komisioni Evropian pritet të publikojë Strategjinë për Ballkanin Perëndimor dhe afatet e mundshme të anëtarësimit të këtyre vendeve në Bashkimin Evropian.
Publikimi i strategjisë është një nga zhvillimet e rëndësishme për rajonin gjatë këtij viti. Në muajin prill, Komisioni Evropian do të publikojë raportin e përparimit të këtyre vendeve, ndërsa në muajin maj në Sofje pritet të mbahet takimi i lartë i vendeve të Ballkanit Perëndimor. Strategjia e zgjerimit do të diskutohet më pas në qershor në takimin e lartë të Bashkimit Evropian, ndërsa në korrik në Londër do të mbahet takimi i radhës i vendeve të Ballkanit Perëndimorë.
Këto zhvillime shihen si një përpjekje e ripërtërirë e Bashkimit Evropian për një qasje ndryshe ndaj rajonit të trazuar për shkak të rritjes së ndikimit rus, krizës së emigracionit, rrëshqitjes së Turqisë drejt autoritarizmit dhe synimit për të forcuar integrimin evropian pas largimit të Britanisë në vitin 2019.
Hapi i parë është publikimi i raportit të Komisionit më 6 shkurt në Strasburg. Projekt dokumenti që është ende duke u diskutuar, me gjithë përfshirjen e të gjashtë vendeve të rajonit, parasheh që Serbia dhe Mali i Zi të hyjnë më parë se vendet e tjera në Bashkimin Evropian, ndoshta para vitit 2025.
Për katër vendet tjera, Shqipërinë, Maqedoninë, Bosnjën dhe Kosovën thuhet se deri atëherë duhet të jenë thellë në procesin e anëtarësimit. Por, derisa për Shqipërinë e Maqedoninë paralajmërohet që shpejt të hapin negociatat për anëtarësim, Bosnja mund të marr vitin që vjen statusin e vendit kandidat. Kosova përmendet në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që është kushti kryesor për Beogradin në përparimin e tij drejt Bashkimit Evropian. Viti që vjen parashihet si periudhë e përmbylljes së procesit të këtij normalizimi.
Përcaktimi i Serbisë dhe Malit të Zi si vendet e para që mund të anëtarësohen ka lënë shije jo të mirë tek vendet tjera posaçërisht në Kosovë, ku druhet se përparimi më i shpejtë i Serbisë do të mund të bllokonte përparimin e saj.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se Kosova është pjesë e strategjisë dhe shqetësimi i saj ka të bëjë me afatet kohore.
“Nëse thuhet për Serbinë çka ndodh në vitin 2021- 2025 ne duam që edhe për Kosovën të thuhet se çfarë do të bëhet në këto vite. Nëse Serbia bëhet shtet anëtar i BE-së për shkak të reformave të brendshme dhe dialogut me Kosovën, ne duam që edhe Kosova të bëhet anëtar për shkak të reformave dhe dialogut me Serbinë, kjo është qasja jonë”, tha ai.
Kërkesat e Kosovës janë përfshirë në një letër që autoritetet thanë se u kanë drejtuar zyrtarëve evropianë.
Hartimi i dokumentit të strategjisë së zgjerimit është përcjellë edhe më letra të joformale të të paktën 15 vendeve të BE-së dhe asnjë nuk ka vënë në pikëpyetje faktin që në procesin e zgjerimit duhet të përfshihen gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimorë, përveç Spanjës, e cila në letrën e saj thekson se “koncepti ‘Ballkani Perëndimorë’ nuk i përgjigjet ritmit të zgjerimit. Kosova nuk është pjesë e procesit të zgjerimit dhe ka kuadrin e saj të marrëdhënieve nëpërmjet Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit”.
Në letrën e dorëzuar nga Spanja thuhet se zgjerimi nuk është instrument i parandalimit të konflikteve”, ndërsa kërkohet që t’i jepet përparësi përshpejtimit të bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, meqë nuk mund të gjendet zgjidhje afatgjate për këtë konflikt nëpërmjet imponimit të rezultateve të njëanshme”.
Letrat joformale nuk kanë karakter detyrues për Komisionin Evropian, por letra e Spanjës mund të jetë paralajmërim i qëndrimit të saj në zhvillimet e mëtejshme gjatë këtij viti.
Spanja e përballur e problemin e Katalonjës që kërkon pavarësi, është një nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës të shpallur dhjetë vjet më parë me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian.
Pavarësia e saj vazhdon të kundërshtohet nga Serbia e cila është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën në shkëmbim të afrimit me strukturat evropiane.
Kosova ndërkaq përfitoi marrëveshjen e stabilizim asocimit me Bashkimin Evropian, por mbetet e fundit në proceset integruese në rajon. Ajo ka dështuar deri tash të përmbushë edhe një nga kriteret kryesore për përfshirjen në regjimin e udhëtimit pa viza, duke mos e ratifikuar një marrëveshje për shënimin e kufirit me Malin e Zi.
Ditën kur publikohet strategjia për Ballkanin Perëndimor, Kosova pret kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviç. Nuk është e qartë nëse çështja e kufirit mund të marrë ndonjë kahje tjetër pas asaj vizite, por autoritetet në Kosovë duket se janë vënë në përpjekje për të gjetur një rrugëdalje që do të zhbllokonte situatën.
Krahas kësaj çështjeje, pozicionin e Kosovës e ka rënduar edhe një nismë për shfuqizimin e Gjykatës së Posaçme për krime lufte me seli në Hagë që do të trajtojë pretendimet për krime të kryera nga pjesëtarët e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë dhe menjëherë pas luftës së viteve 1998-1999 që përfundoi me ndërhyrjen e NATO-s. /VoA/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova