Stella Maxwell mahnit ndjekësit me një album fotografish nga pushimet e saj në Greqi

Stella Maxwell ka ndezur rrjetet sociale me një album fotografish nga pushimet e saj në Greqi.
Modelja 34-vjeçare e Victoria's Secret u shfaq me bikini të zeza dhe pantallona të shkurta bezhë, ndërsa shijonte aventurat verore me një motor katër rrotash.
Pamja e saj u plotësua me një palë syze dielli të stilit të viteve të 90-ta, që i dhanë një prekje ekstra para ndjekësve të saj.
Në përshkrim të postimit, Stella zgjodhi të shkruante thjesht “Sanasa Sanasa”, ndërkohë që imazhet e saj u pëlqyen gjerësisht.
Modelja me origjinë nga Irlanda e Veriut është prej vitesh një figurë e dashur në industrinë e modës, duke u bërë pjesë e engjëjve të famshëm të Victoria's Secret në vitin 2015.
Stella ka qenë më parë në qendër të vëmendjes edhe për jetën e saj private. Ajo ka folur hapur për seksualitetin, duke u identifikuar si pjesë e komunitetit LGBTQIA dhe duke theksuar rëndësinë e gjithëpërfshirjes.
Më parë ka qenë e lidhur me aktoren Kristen Stewart, ndërsa është përfolur gjithashtu për një romancë të shkurtë me Miley Cyrus.
Sot, Stella fokusohet tek karriera dhe eksperiencat e reja. Në një intervistë të fundit ajo pranoi se industria e modës ka ndryshuar shumë vitet e fundit, duke u bërë më e hapur dhe gjithëpërfshirëse falë rrjeteve sociale dhe ndikuesve.
“Njerëzit ndihen më rehat dhe më pak të gjykuar, dhe mendoj se gjithçka po ecën drejt përmirësimit”, u shpreh ajo. /Telegrafi/
















































