Shqipëria dhe Italia sot përballen në “Signal Iduna Park” të Dortmundit nga ora 21:00 në kuadër të xhiros së parë të Grupit B për Euro 2024.
Ka statistika dhe kuriozitet mjaftë interesante të Italisë dhe Shqipërisë, që ia vlen të përmenden.
Italia po paraqitet në Kampionatin Evropian për herën e tetë rresht, pasi kishin dështuar të kualifikoheshin për Evropianin e vitit 1992.
Do të jetë ndeshja e tretë e Italisë në qytetin e Dortmund, që duhet thënë se i sjell fat. Në stadiumin që zhvillohet sonte ndeshja, Italia kishte kishte fituar pas vazhdimeve ndaj Gjermanisë në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2006 me rezultat 2-0.
Po atë vit, Italia e fitoi Kupën e Botës, e cila po ashtu ishte organizuar në Gjermani.
Me Gjermaninë po ashtu, kishte luajtur edhe në vitin 2011, ku kishte barazuar në miqësore me rezultat 1-1.
Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, është braziliani i dytë që e udhëheqë një shtet në një Kampionat Evropian, pas Luiz Felipe Scolarit që e kishte drejtuar Portugalinë.
Sylvinho ishte anëtar i stafit të trajnerit Roberto Mancini tek Interi, prej vitit 2014 deri në vitin 2016 dhe e njeh mirë mentalitetin italian.
Shqipëria ka përdorur vetëm 26 futbollistë përgjatë kampanjës kualifikuese në Evropian. Është numri më i vogël i futbollistëve të përdorur në kualifikime nga të gjitha shtetet tjera pjesëmarrëse në “Euro 2024”. Po kaq lojtarë ka përdorur edhe Sllovenia.
Italia është tri herë finaliste nga gjashtë edicionet e fundit të Kampionatit Evropian (2000, 2012, 2020).
Shqipëria merr pjesë për herë të dytë në një Kampionat Evropian, ku para tetë vitesh kishte marr një fitore dhe dy barazime. /Telegrafi/