Bayern Munich dhe Lazio do të luajnë mes vete në ndeshjen kthyese të vlefshme për 1/8-tën e Ligës së Kampionëve.
Bavarezët kanë fituar takimin e parë ndaj italianëve me rezultat 4-1 dhe sot (e mërkurë) presin të konfirmohen si të kualifikuar në çerekfinale.
Vendi: Allianz Arena (Munich)
Koha: 21:00
Lajme rreth ekipeve
Bayern Munich
David Alaba humbi fitoren 3-1 ndaj Werder Bremen për shkak të dëmtimit dhe është në dyshim për Bayernin në këtë ndeshje.
Douglas Costa, Corentin Tolisso dhe Tanguy Nianzou të gjithë humbasin takimin e sotëm për ekipin vendas.
Bayern ka rikuperuar Thomas Muller dhe Benjamin Pavard nga ndeshja e parë, gjë që është një lajm i keq për Lazion.
Lazio
Manuel Lazzari dhe Luiz Felipe mungojnë të dy, me Mohamed Fares që pritet të zëvendësojë të parin, ndërsa Adam Marusic të kalonte në krahun e djathtë.
Ndërsa Lazio ka pak shanse për të kapërcyer Bayernin, Simone Inzaghi mund të zgjedhë të bëjë disa ndryshime nga skuadra që humbi 4-1 në ndeshjen e parë.
Wesley Hoedt po bën presion për një vend titullari në kurriz të Mateo Musacchio në qendër të mbrojtjes.
Fakte
Bayern ka fituar 17 nga 18 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.
Bayern ka shënuar të paktën 2 gola në 16 nga 18 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.
Analizë
Bayern ka një avantazh të mirë në ndeshjen e parë pasi ka siguruar një fitore 4-1 në Lazio muajin e kaluar. Tani kualifikimi i Bavarezëve duket shumë i lehtë.
Lazio i dha fund një serie prej tre humbjesh me një fitore 3-2 ndaj Crotones të premten pasdite, gjë që do të ketë rritur moralin. Skuadra italiane ka humbur tre ndeshjet e fundit, dhe katër nga pesë të fundit, dhe pritet të luftojë në Gjermani.
Bayerni duhet të bëjë punë të lehtë ndaj ekipit të Serie A në Allianz Arena këtë javë.
Formacionet e mundshme
Parashikimi: Bayern Munich 3-1 Lazio
/Telegrafi/