Më 6 prill 2014, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Paqe dhe Zhvillim, OJQ Sport Sans Frontieres do të dëshironte të kujtojë përkushtimin e dhënë në nder të sportit si instrument në fuqizimin e rinisë, në promovimin e dialogut gjithëpërfshirës dhe në shkaktimin e ndryshimeve të mentalitetit.

Në mënyrë që ta festojmë Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Paqe dhe Zhvillim më 2014, SSF në Kosovë, është duke e organizuar një seminar për animacion sporti më 6 prill.


Në seminar do të marrin pjesë liderët e rinj nga 5 komunitete ( shqiptarë, ashkali, boshnjakë, turq dhe serbë) dhe 11 lokalitete të Kosovës. Kjo ngjarje ka për qëllim t’ju ofrojë vullnetarëve aftësi të reja por poashtu t’I inkurajojë ata në ndërtimin e rrjeteve ndërmjet vete, siç u theksua nga Mirat Bitiçi, një vullnetar i SSF-it nga Mamusha “Prej kur kam filluar të punoj me SSF-in , mund të them që jeta ime ka ndryshuar shumë. Kam takuar njerëz të ri dhe të gjithë punojmë së bashku për të promovuar paqe, mirëkuptim dhe tolerance në mesin e fëmijëve”. Seminari do të mbahet në Hotel Kosova Park në Banjë të Pejës .

Sport Sans Frontieres ka qenë promovues I fuqishëm i ‘Sport for All’. Qysh nga viti 2008, kjo OJQ ka trajnuar vullnetarë të komuniteteve të ndryshme etnike që të bëhen animatorë sporti dhe të organizojnë aktivitete sportive, shoqërore-edukative për fëmijët e lokaliteteve të tyre. Gjatë vitit fëmijët dhe vullnetarët janë të angazhuar nëpër aktivitetet multietnike. ”Sporti në mënyrë të suksesshme përdoret si mjet për t’I përfshirë të rinjtë në ngjarjet multietnike dhe t’ju mundësojë atyre që ta zbulojnë dhe ta kuptojnë kulturën e komuniteteve tjera” thotë Estelle Maitre, Kryesuesja e Misionit të SSF-it në Kosovë.

Më 2013 përmes projektit Sport4Youth kanë përfituar 70 vullnetarë dhe 10 000 fëmijë (në kuptim të pjesëmarrjes) duke përfshirë më shumë se 30% të vajzave. Vullnetarët kanë përvetësuar shkathtësi, të cilat janë të vlefshme në kontekstin aktual të papunësisë, meqë aktivitetet sportive kanë patur ndikim pozitiv në zhvillimin e fëmijëve të përfshirë. /Sporti1/Telegrafi/