SPM dhe MPB arrijnë marrëveshje që urdhrat të nënshkruhen edhe nga ministri dhe zv.ministri

Me nënshkrimin e procesverbalit të tre takimeve të punës nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme Naqe Çulev, zv.ministres plotësuese Sllavjanka Petrovska dhe kryetarit të Sindikatës së Policisë të Maqedonisë Marjan Kice, kanë përfunduar me sukses negociatat me udhëheqësinë e MPB-së.
Siç njoftuan nga Sindikata, është arritur marrëveshje që gjatë dhënies së urdhrave për kryerjen e detyrave të punës, ata të përcaktohen saktë me afatin e përcaktuar të vlefshmërisë, gjegjësisht deri në përfundim të mandatit të qeverisë teknike, pastaj të gjitha urdhrat e dhënë të nënshkruhen nga ministri dhe zv.ministri plotësues, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Si fakt me të cilin ne si sindikatë jemi veçanërisht të kënaqur është ajo që gjatë secilës lëvizje të kolegëve të njëjtit do ta marrin pagën e cila është më e favorshme për ta dhe nuk shkelet asnjë e drejtë e marrëdhënies së punë”, thonë nga sindikata.
Ata shtojnë se negociatat kanë përfunduar pas tri takimeve të punës në hapësirat e MPB-së.
Si shkak për takimin e punës ishte situata aktuale në MPB në dhënien e përditshme të urdhrave dhe vendimeve për punë nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme dhe anulimin e tyre nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka të gjithë të punësuarit në ministri ishin vendosur në situatë konfuze që siç qëndron në kumtesën e Sindikatës të Policisë së Maqedonisë, ishte pengesë serioze për kryerjen normale të punëve të rregullta të punës dhe realizimit të të drejtave të marrëdhënies së punës.
“Me këtë aktivitet ne si sindikatë e vetme përfaqësuese në MPB edhe një herë dëshmuam se jemi organizatë serioze sindikale në të cilën një nga postulatet themelore është mbrojtja e të drejtave nga marrëdhënia e punës së të gjithë anëtarëve”, thuhet në kumtesën e Sindikatës të Policisë së Maqedonisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania