Koncerti është i pari i turneut të ri të këngëtares, gjatë të cilit ajo këndoi shumë hite përfshirë atë të fundit “Circus”, pastaj “Gimme More”, “Me Against the Music”, “I’m Slave For You”, etj.

Audienca u argëtua edhe me një sërë iluzionesh, si futja e këngëtares në një kuti dhe ndarja në gjysmë e saj.

Ky shou i Spears ishte një rikthim triumfues i këngëtares pas një viti traumatik, gjatë të cilit ajo humbi betejën për kujdesin ndaj dy fëmijëve si dhe u shtrua në spital për shkak të çrregullimeve mendore.

Performanca ishte e para e një dimensioni të madh për Spears që nga turneu i saj i vitit 2004, Onyx Hotel Tour.