LAJMI I FUNDIT:

SPB Tetovë: Qytetarët të denoncojnë gjuajtjet me armë zjarri në ahengje familjare

SPB Tetovë: Qytetarët të denoncojnë gjuajtjet me armë zjarri në ahengje familjare
Sektori për Punë të Brendshme - Tetovë

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë apelon dhe rikujton qytetarët se të shtënat me armë zjarri në dasma apo manifestime të tjera familjare është në kundërshtim me Ligjin për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike dhe se gjoba për këtë kundërvajtje, sipas nenit 31 varion nga 100 deri në 250 euro në kundërvlerë në denarë.

“Kjo është shuma e gjobës sipas nenit 32 të të njëjtit ligj për shfaqje të paautorizuar të fishekzjarrëve, pishtarëve dhe ngjarjeve të ngjashme. Në varësi të rrethanave dhe pasojave përfundimtare, të shtënat me armë zjarri mund të përbëjnë edhe veprën penale të “shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”, për të cilën sipas nenit 288 të Kodit Penal, parashikohet dënim me burg nga gjashtë muaj deri në pesë vjet”.

“Qytetarët këshillohen dhe detyrohen të denoncojnë fishekzjarret në komisariatet më të afërta të policisë ose në njësitet e zonës ku organizohen, në varësi të kategorisë së tyre dhe organizatorët të zbatojnë në kohë të gjitha masat parandaluese për të mbrojtur jetën dhe pronën e të gjithë të pranishmëve në festa, por edhe në përgjithësi”, thonë nga SPB Tetovë.


SPB-Tetovë, pa përjashtim, në mënyrë efektive do t’i sanksionojë shkeljet e tilla duke përgatitur parashtresa përkatëse dhe duke marrë masat e parapara me ligj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Lajme
Kalo në kategori