LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Qytetarët e bllokuar në zonat ndërkufitare janë nisur drejt vendit

Spasovski: Qytetarët e bllokuar në zonat ndërkufitare janë nisur drejt vendit

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski, informoi se të gjithë shtetasit tanë të cilët kishin mbetur në zonën ndërkufitare midis Kroacisë dhe Serbisë dhe midis Hungarisë dhe Serbisë janë nisur me konvoj drejt vendit.

“Dëshiroj të informoj se qytetarët tonë të cilit kishin mbetur në zonën ndërkufitare midis Kroacisë dhe Serbisë dhe midis Hungarisë dhe Serbisë në mënyrë të sigurt janë nisur me konvoj drejt Maqedonisë së Veriut! Gjithçka për qytetarët!”, ka shkruar Spasovski në Facebook.

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut kishin mbetur në këto zona neutrale, pasi shtetet e lartëpërmendura i mbyllën kufijtë për shkak të coronavirusit.


Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se do të hap linja telefonike, në mënyrë që shtetasit e Maqedonisë së Veriut që kanë mbetur jashtë vendit të marrin informacione./Telegrafi/