LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Për Pashkët të jemi të përgjegjshëm, të respektojmë masat

Spasovski: Për Pashkët të jemi të përgjegjshëm, të respektojmë masat

Kryeministri Oliver Spasovski pasdite, përmes video informoi se prej sot është në izolim shtëpiak. Nga shtëpia e tij do t’i kryejë obligimet e punës, ndërsa Qeveria theksoi, do të funksionojë pa ndërprerë.

Në lidhje me Pashkët, Spasovski bëri thirrje që të gjithë të jemi të përgjegjshëm dhe t’i respektojmë rekomandimet që të parandalohet përhapja e coronavirusit.

Spasovski është në vetizolim pas rekomandimit të epidemiologëve, sepse ka pasur kontakte me kryetarin e komunës së Kumanovës, Maksim Dimitriev, i cili është pozitiv me Covid-19.


Sipas tij, përhapja e coronavirusit është në korniza të së priturës. Analiza tregon se vendi lëviz sipas skenarit të projektuar të kontrolluar, pa zgjerim të jashtëzakonshëm të lartë të rasteve të reja. Nga ana tjetër rritet numri i personave të shëruar.

Gjatë Pashkëve apelon të gjithë të tregojnë përgjegjësi, qetësi, t’i sigurojnë ushqimet e nevojshme dhe nevojat për periudhën kur tërësisht do të kufizohet lëvizja nga dita e premte në orën 16 deri të martën në orën 05 të mëngjesit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar mbi 50.91 për qind e votuesve në diasporë

KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar mbi 50.91 për qind e votuesve në diasporë

Lajme
Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137

Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137

Lajme
Donika Gërvalla voton në Gjermani

Donika Gërvalla voton në Gjermani

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor

Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor

Lajme
Kalo në kategori