Kryeministri Oliver Spasovski përmes statusit në ‘Facebook’ ka shprehur falënderim për ndihmë që ka marrë vendi nga BE për ballafaqim me koronavirusin.
Sot, kur bota përballet me pandeminë globale, thekson Spasovski, BE në mënyrën më të mirë të mundshme e tregon solidaritetin e saj dhe tregon se së bashku mund të përballemi me këtë sfidë dhe ta mposhtim.
“Mirënjohje të madhe për ndihmën që e kemi marrë nga BE e cila është shumë e rëndësishme dhe esenciale në këto ditë të vështira të përballjes së përbashkët me koronavirusin. Ndihma e BE-së në vlerë prej 4 milionë euro dedikohet për furnizim të pajisjes së specializuar mjekësore, ndërsa përfshin respiratorë, maska mbrojtëse të cilësisë së lartë FFP2, pajisje për kujdes intensiv, teste dhe pajisje tjetër mjekësore për forcimin e kapaciteteve të shëndetit tonë publik”, thekson Spasovski.
Sipas tij, me ndihmën e BE-së, punonjësit tonë shëndetësor do të fitojnë edhe doreza, maska, syze mbrojtëse dhe pajisje tjetër mbrojtëse.
“Kemi realizuar marrëveshje të posaçme me BE-në për furnizim të përbashkët me pajisje mjekësore që na mundëson më shpejtë dhe lirë të furnizojmë pajisje mjekësore që na nevojitet edhe atë në kushte të njëjta dhe sipas standardeve të shteteve anëtare të BE-së. Si vend partner i BE-së, përmes instrumentit për mbrojtje civile të BE-së na janë dorëzuar gjeneratorë, shatorë, batanije dhe mjete për dezinfektim dhe shtretër dhe për mbajtje të higjienës. Përveç kësaj BE ka dhuruar edhe 3 milionë euro për mbështetje të buxhetit, 9 milionë euro mbështetje direkte për ndërmarrje të vogla dhe mesme e cila do të operacionalizohet në muajt e ardhshëm, 40 milionë euro për ndërmarrje mikro dhe të vogla dhe për masa për punësim aktiv që do të jenë në dispozicion pas verës dhe 10 milionë euro për nevoja shtesë medicinale nëse kemi nevojë për ta”, ka shkruar kryeministri.
Ka rikujtuar se vetëm para disa ditësh, më 22 prill, KE i ka propozuar Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian të sigurojnë mbështetje financiare prej 160 milionë euro që të kemi kapacitete financiare për përballje me pasojat e koronavirusit.
“BE dhe shtetet anëtare të BE-së janë partnerët tanë më të afërt dhe mbështetës nga pavarësia e deri sot. Sot, kur bota përballet me pandeminë globale, BE në mënyrën më të mirë të mundshme e tregon solidaritetin e saj dhe bashkë mund të përballemi me këtë sfidë të përbashkët dhe ta mposhtim. Bashkë do ta fitojmë rrezikun nga koronavirusi, do t’i tejkalojmë pasojat dhe do ta shpejtojmë integrimin tonë në BE. Do ta bëjmë këtë, pasi ajo është mirë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Pasi ajo është mirë për BE-në”, ka shkruar Spasovski.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur
Alarm në Prishtinë: Dyshohet për mjet shpërthyes në Rrugën B
Oda e Farmacistëve: Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për listën zyrtare të çmimeve i pa implementueshëm në formën aktuale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve