Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, u takua me emigrantët shqiptarë në Westminster University dhe theksoi se Aleanca iu përket të gjithë shqiptarëve. Duke konfirmuar se Aleanca do të shtrijë aktivitetin e saj në të gjithë diasporën, zoti Spahiu tha se 50% e shqiptarëve jetojnë jashtë atdheut.

Nënkryetari i KLD-së tha gjithashtu se një program i mirëfilltë për arsimimin në gjuhën shqipe për emigrantët shqiptarë është urgjent sepse fëmijët po humbasin gjuhën shqipe./Telegrafi/