Sot tetë viktima dhe 373 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.345 testime për coronavirus, ndërsa janë regjistruar 373 raste të reja pozitive.
Prej tyre në Shkup-155, Prilep - 47, Kavadar - 23, Ohër - 22, Kumanovë - 20, Tetovë - 17, Strugë - 10, Manastir - 9, Veles, Strumicë dhe Berovë - 7 secili, Stip, Kriva Pallanka dhe Dellçevë - 6 secili, Negotinë - 5 , Dibër dhe Vallandovë - nga 4, Gostivar, Koçan, Resnjë, Probishtip dhe Kratovë - 3, Gjevgjeli - 2 dhe Kërçovë - 1.
Nga MSH bëjnë të ditur se kanë ndërruar jetë edhe tetë pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv me COVID-19.
Ndërsa ISHP ka regjistruar 309 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 98.174, prej të cilëve 88.778 janë shëruar, ndërsa 3.018 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (18 shkurt) është 6.378./Telegrafi/




















































