Ministria e Shëndetësisë në RMV informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.596 testime për coronavirus, ndërsa 367 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-167, Prilep - 37, Kavadar - 33, Ohër - 17, Veles - 15, Kumanovë dhe Tetovë - 14 secili, Gostivar dhe Negotinë - 12 secili, Stip dhe Gjevgjeli - 7 secili, Manastir - 6, Strugë dhe Kratovë - 4, Strumica dhe Resnjë - 3 secili, Kocani, Delçevo, Probishtipi dhe Krusheva - 2 secili, Kërçova, Kriva Pallanka, Berova dhe Vallandova - 1 secili.


Nga MSH njoftojnë se në këtë periudhë kanë ndërruar jetë edhe pesë pacientë.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 202 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 96.518, prej të cilëve 87.324 janë shëruar, ndërsa 2.971 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (12 shkurt) është 6.223./Telegrafi/