LAJMI I FUNDIT:

Sot përfundon certifikimi i partive politike dhe kandidatëve nga KQZ

Sot përfundon certifikimi i partive politike dhe kandidatëve nga KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që gjatë ditës së sotme (e martë) të përmbyllë procesin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre.

Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i cili ka thënë se gjatë ditës do të mblidhet ky institucion dhe se sipas tij njëra nga pikat e rendit të ditës është edhe shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Një ditë më herët, KQZ-ja certifikoi 21 subjekte politike me gjithsej 685 kandidatë për deputetë.


Në mbledhjen e sotme, në rend të ditës pritet të jetë certifikimi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Koalicionit Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Partia Socialdemokrate dhe Koalicionit VAKAT.

Pas një jave, nëpërmjet tërheqjes publike të shortit, subjektet politike do të mësojnë numrat e tyre për renditjen në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 6 tetor. /Telegrafi/

Tabela e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve nga ana e KQZ-së

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori